Shorti i Bundesligës, Bayerni dhe Dortmundi luajnë si vendas ndeshjet e para

  • 28 June 2019 - 17:13
Shorti i Bundesligës, Bayerni dhe Dortmundi luajnë si vendas ndeshjet e para

Është hedhur shorti për edicionin 2019/20 në elitën e futbollit gjerman.

Këtë edicion kampionati gjerman do të fillojë ditën e premte të datës 16 gusht.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich mbrojtjen e titullit do ta nisë si vendas përballë Hertha Berlinit.

Kjo ndeshje do të jetë hapëse e sezonit të ri në Bundesliga dhe do të zhvillohet në Allianz Arena. 

Skuadra tjetër favorite për titull, Borussia Dortmund gjithashtu do ta luaj ndeshjen e parë para tifozëve të vet ku pret Augsburgun.

Ndërkohë ndeshja më interesante padyshim se do të jetë ajo mes Borussia Moenchegladbach dhe Schalke 04 në xhiron e parë.

Milot Rashica me Werderin e tij ndeshjen e parë do ta luajnë para tifozëve të tyre ndaj Fortuna Dusseldorf.

KËTU mund ta gjeni gjithë kalanderin e edicionit 2019/20 në Bundesliga. 

Image

(Kosova Sot Online)