Roma arrin marrëveshje me Mancinin, tani pritet përgjigja nga Atalanta

  • 29 June 2019 - 12:40
Roma arrin marrëveshje me Mancinin, tani pritet përgjigja nga Atalanta

Roma është duke bërë ndryshime të mëdha në skuadër.

Skuadra e madhe italiane do t’i largojë yjet më të mëdhenj si Edin Dzeko, Kostas Manolas apo Aleksander Kolarov.

Ndërkohë nga Giallorsoët në fund të sezonit është larguar edhe kapiteni Daniele De Rossi.

Për repartin defensivë Roma tanimë ka arritur marrëveshje me njërin nga mbrojtësit më të talentuar italian, Gianluca Mancini. 

Mediat italiane kanë raportuar se Roma i ka ofruar kontratë pesë vjeçare lojtarit me 2,5 milionë euro pagë vjetore.

Kjo ofertë e Romës e ka kënaqur qendërmbrojtësin italian që ka pranuar të transferohet në kryeqytet.

Ndërkohë tani Roma dhe Atalanta po bisedojnë për të arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit.

Gjithnjë sipas medieve italiane transferimi i Mancinit në Romë pritet të ndodh për 25 milionë euro.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje me Atalantën ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim.

(Kosova Sot Online)