Sacchi: Sarri do të këtë probleme në Juve

  • 29 June 2019 - 16:50
Sacchi: Sarri do të këtë probleme në Juve

Arrigo Sacchi ia ka tërhequr vërejtjen Maurizio Sarrit se do të “këtë probleme të paevitueshme, sepse ndershmëria jo gjithmonë pranohet nga lojtarët” sidomos në Juventus dhe Chelsea

Ish trajneri i Napolit është një transformim i tërësishëm nga Max Allegri dhe trajneri i mëparshëm, Antonio Conte.

“Sarri pa asnjë dyshim do të këtë probleme, sepse ai propozon ide të reja dhe inovacionet jo gjithmonë pranohet nga lojtarët”, ka thënë legjenda e trajnerëve Sacchi për revistën e La Gazzetta dello Sport, “SportWeek”.

“Klubi do ta kryejë punën dhe detyrën për ta mbështetur trajnerin e tyre, në mënyrë të njëjtë sikurse me ka mbështetur Silvio Berlusconi mua gjatë viteve 1980 kur kam shkuar së pari”.

“Në çdo rast, besoj që Presidenti Andrea Agnelli ka bërë një lëvizje të mrekullueshme që e ka punësuar Sarrin. Ai është në gjendje të bëj revolucion që mund të funksionoj për të gjithë futbollin italian. Është një hap kulturor që nuk është fare i vogël”.

“Nëse e punëson Sarrin, do të thotë se ju gjithmonë dëshironi të fitoni, por po ashtu e dëshironi edhe futbollin e bukur, spektaklin dhe emocionet në lojë”, ka përfunduar trajneri i njohur italian.

(Kosova Sot Online)