Lojtarët që u penduan pse u larguan apo refuzuan Barcelonën

  • 29 June 2019 - 19:05
Lojtarët që u penduan pse u larguan apo refuzuan Barcelonën

Neymar dhe Antoine Griezmann janë vetëm dy nga shembujt e lojtarëve të cilët kanë kërkuar që të kthehen përsëri në skuadrën e Barcelonës, edhe pse më parë kanë menduar që bari do të jetë më i gjelbër në klubet e tjera

Braziliani u largua për në Paris Saint-Germain më 2017 dhe kishte paditur skuadrën nga Katalunia që nuk ia kishte paguar bonuset, por vetëm para disa ditëve ai kërkoi të rikthehet në klub që ka qenë dy vite më parë.

Griezmann, në anën tjetër, e refuzoi verën e kaluar ofertën e Barcelonës për të mbetur në Atletico Madrid, kurse ai tani dëshiron që të luaj në Camp Nou për sezonin e ardhshëm pasi që në maj ka kërkuar largimin nga Atletico këtë afat kalimtar.

Klauzola e tij e lirimit do të jetë 120 milionë euro deri më 1 korrik, por Barcelona dëshiron që ta negociojë çmimin me Los Rojiblancos. Atletico ka kërkuar që në marrëveshje të përfshihet Nelson Samedo, por Blaugrana nuk dëshiron që portugezi të largohet nga skuadra.

(Kosova Sot Online)