Man City prezanton fanellat e reja afër “Old Trafford”, tifozët shpërthejnë nga gëzimi

  • 01 July 2019 - 17:24
 Man City prezanton fanellat e reja afër “Old Trafford”, tifozët shpërthejnë nga gëzimi

Manchester City ka prezantuar fanellat e reja me disa foto të shfaqura nëpër shumë billborde afër stadiumit “Old Trafford”.

Lidhur me këtë, tifozët e kampionëve të Premierligës kanë reaguar në rrjetet sociale, të cilëve u pëlqen ideja e drejtuesve të Cityt. Nëpër billborde shkruhet “ky është qyteti jonë”.  Fanellat e reja të Man City janë të punuar nga firma e veshmbathjeve sportive, Puma, diçka që u bë zyrtare në fund të sezonit të kaluar. Fanellat vendase nuk do të kenë shumë ndryshim me ato të vitit të kaluar, kurse të veçanta janë ato mysafire – që do të jenë kryesisht të zeza.

(Kosova Sot Online )