“Për të kaluar në rundin tjetër, duhet të japim më shumë se që kemi dhënë n’Prishtinë”

  • 01 July 2019 - 20:00
“Për të kaluar në rundin tjetër, duhet të japim më shumë se që kemi dhënë n’Prishtinë”

Armend Thaqi beson se Prishtina mund ta mposhtë skuadrën e St Joseph’s, nëse krijojnë raste dhe i konkretizojnë ato më mirë se në takimin e parë.

Prishtina dominoi në ndeshjen e parë dhe krijoi shumë raste, por shënuan vetëm njëherë kundër St Joseph’s në “Fadil Vokrri”, sfidë që përfundoi 1-1.

Për të kaluar në rrethin tjetër të Europa League, Prishtinës i duhet një barazim 2-2, kurse sfida do të shkonte në vazhdime me rezultatin si në Prishtinë, 1-1.

“Pas një rezultati të disfavorshëm në Prishtinë, mendoj se do të na pret edhe ndeshje më e vështirë se atje. Por, po e përsëritëm angazhimin sikurse në ndeshjen e parë në Prishtinë dhe po i përsëritëm të gjitha ato raste, krejt çfarë na duhet të konkretizojmë njërën nga to”, u shpreh Thaqi.

“Normalisht që kemi ardhur të kalojmë raundin për të cilën besojmë shumë. Por, për të arritur atë duhet të japin edhe njëherë më shumë se që kemi dhënë në Prishtinë”, ka thënë mes tjerash Armend Thaqi. 

Ndeshja e kthimit me St Joseph’s zhvillohet të martën nga ora 17:45, derisa sfida e parë në “Fadil Vokrri” ka përfunduar 1-1. 

(Kosova Sot Online)