Unitedi thuhet se ka arritur marrëveshje me Bruno Fernandes

  • 02 July 2019 - 08:43
Unitedi thuhet se ka arritur marrëveshje me Bruno Fernandes

Manchester Unitedi thuhet se ka arritur një marrëveshje me Sporting Lisbonën për transferimin e Bruno Fernandes.

Tani, raportohet se Djajtë e Kuq  dhe mesfushori ofanziv janë duke shpresuar që të arrijnë një marëveshje në me të dyja palëve. Gazzetta dello Sport raporton se skuadra angleze dhe Fernandes janë takuar për të arritur një marrëveshje personale, derisa mbetet edhe marrëveshje me atë portugeze.

Ole Gunnar Solskjaer thuhet se e sheh mesfushorin si pjesë e rëndësishme e planeve tij, andaj po e kërkon me ngulm transferimin e yllit të Sportingut. Por, në garë për transferimin e 24-vjeçarit është edhe rivali lokal i tyre, Manchester City, që po ofron 60 milionë euro.

Manchester Unitedi tashmë ka kompletuar transferimin e Aaron Wan-Bissakas dhe Daniel James, mirëpo shpresojnë që Fernandes të jetë i treti.

(Kosova Sot Online )