Tare tregon se pse refuzoi Milanin

  • 02 korrik 2019 - 10:09
Tare tregon se pse refuzoi Milanin

Igli Tare ishte pranë kalimit te Milani këtë verë, por në fund vendosi të vijonte punën si drejtor sportiv i Lazios.

Deri tani askush nuk e kishte thënë hapur, por tashmë është vetë ish-sulmuesi i kombëtares ai që pranon gjithçka dhe shpjegon arsyet pse refuzoi ofertën kuqezi.

“Nuk mendoj se refuzimi që i bëra Milanit do e kushtëzojë karrierën time. Nuk ekzistonin kushtet e duhura. Kam 15 vite te Lazio, qëndrimi ishte një akt dashurie.

“Ishte një nder për mua që Boban e Maldini u interesuan, dy personalitete që i kam vlerësuar shumë si futbollistë dhe tani si drejtues. E pranuan refuzimin tim me respekt të madh, e dinin që për mua do ishte e vështirë”.

(Kosova Sot Online)