Bayerni befason tifozët: Nuk ka më bileta

  • 02 July 2019 - 12:46
Bayerni befason tifozët: Nuk ka më bileta

Ndryshime në ekip apo lëvizje në stol, pak rëndësi ka për tifozët e Bayernit, që janë ndër më besnikët në botë.

Bayerni ka bërë të ditur se 7 javë para fillimit të sezonit nuk ka më asnjë biletë në shitje për 17 ndeshjet e kampionatit 2019/20.

Numri i kërkesave është aq i madh, saqë klubi ka deklaruar se është tejkaluar numri i shitjes së biletave dhe në të ardhmen mund të nevojitet edhe shorti, për të vendosur kush përfiton biletë. 

Allianz Arena ka një kapacitet prej 75.000 vendesh, me 5% të biletave që rezervohen për tifozët miq. Kërkesa për bileta nuk limitohet vetëm te ndeshjet shtëpiake, sepse edhe biletat e ndeshjeve ku Bayern është udhëtues janë shitur që tani.

Në 30-31 korrik në Mynih do të zhvillohet turneu miqësor Audi Cup (Fenerbahce, Real Madrid, Tottenham Hotspur e Bayern). Vetëm për këtë turne ka ende bileta në shitje.

(Kosova Sot Online)