Young Boys formojnë një zemër për Florijana Ismailin e zhdukur
Klubi zviceran Young Boys vazhdon të jetë me mendje dhe zemër me futbollisten e vet shqiptare, Florijana Ismailin dhe familjes e saj, e cila figuron e zhdukur që prej të shtunës mbrëma.
Futbollistja me origjinë shqiptare e Kombëtares së Zvicrës dhe Young Boys, Ismaili, ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite dhe që prej atëherë figuron e zhdukur. Brigada të zjarrfikësve dhe zhytës janë duke bërë përpjekje për ta gjetur atë, por ende pa rezultat.
24-vjeçarja kishte kërcyer në ujë nga një anije që e kishte marrë me qira bashkë me një mike të veten dhe prej atëherë nuk është shfaqur më. Mikja e saj kishte kërkuar ndihmë menjëherë dhe një ekip i shpëtimit kishte arritur në vendin e ngjarjes.
Tani, klubi i saj Young Boys kanë shprehur solidaritet për familjen e saj në formë zemre. Në uebsajtin e vet, klubi zviceran shkruan se tani duhet të jenë të gatshëm për më të keqen.
Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje.
(Kosova Sot Online)