Prishtina me dy kartonë të kuq në Europa League
Prishtina ka mbetur pa dy futbollistë në ndeshjen e kthimit të rrethit parakualifikues të Europa Leagues ndaj ekipit St Joseph’s. Pjesa e parë ka përfunduar baras, 0:0
Prishtinës i janë vështirësuar punët me të madhe në ndeshjen e kthimit të rrethit parakualifikues të Europa Leagues.
Në fakt, skuadra kosovare ka mbetur me dy lojtarë më pak me të filluar pjesa e dytë.
Leotrim Bekteshi është ndëshkuar me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 48-të, ndërsa menjëherë pas tij, me të kuq direkt për shkak të protestave është ndëshkuar edhe kapiteni Armend Dallku.
Pjesa e parë ka përfunduar baras, 0:0, ndërsa ky rezultat e dërgon në rrethin e parë kualifikues ekipin nga Gjibraltari pasi ndeshja e parë, e zhvilluar javën e kaluar në Kosovë kishte përfunduar baras, 1:1 dhe St Joseph’s do të kualifikohej falë peshës së golit të mysafirit.
(Kosova Sot Online)