Sheffieldi i nis përgatitjet, mungon Nuhiu

  • 03 July 2019 - 11:32
Sheffieldi i nis përgatitjet, mungon Nuhiu

Futbollisti kosovar mund t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në ditët në vazhdim, në përgatitjet në Portugali

Sheffield Wednesday i ka nisur përgatitjet për sezonin e ri në Championship.

Mirëpo, pjesë e kontingjentit të klubit anglez që udhëtoi për në Portugali nuk ishte edhe futbollisti kosovar, Atdhe Nuhiu.

Sipas mediave britanike, gjigantit të sulmit i është dhënë kohë shtesë pasi ishte i angazhuar me Përfaqësuesen e Kosovës gjatë kësaj vere. Besohet se Nuhiu do t’i bashkohet ekipit shumë shpejt për t’i nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Nuhiu ka realizuar 5 gola në 38 ndeshje me Sheffieldin sezonin e fundit.

Konkurrenca në sulm tek Wednesday është e madhe, prandaj Nuhiu do të ketë punë të madhe për ta siguruar një vend titullari sezonin e ardhshëm.

Futbollisti shqiptar nuk e ka ndërmend të largohet nga Sheffieldi, ku thotë se ndihet si në shtëpi.

(Kosova Sot Online )