Rashica mbetet dëshirë e klubit nga Premierliga

  • 03 July 2019 - 11:53
Rashica mbetet dëshirë e klubit nga Premierliga

Futbollisti kosovar pëlqehet nga klubi anglez Leicester City, por është i vendosur të qëndrojë në Bundesligë, së paku edhe një sezon

Milot Rashica e kaloi një sezon fantastik me Werder Bremenin.

Ylli kosovar shkëlqeu mbi të gjitha në pjesën e dytë të sezonit, duke qenë njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm në Bundesligë. 

Dhe, shpërthimi i përfaqësuesit kosovar u ka rënë në sy klubeve të njohura, të cilat e duan në skuadrën e tyre.

Rashicën e pëlqen edhe ish-kampioni i Anglisë, Leicester City, i cili është ende në kërkim të pasardhësit të Riyad Mahrez, i cili i ishte bashkuar Manchester Cityt vitin e kaluar.

Rashica ka pasur përparim në lojën e tij dhe në sezonin e fundit në Bundesliga i ka realizuar 9 gola.

22 vjeçari ka konfirmuar se do të qëndrojë në Werder së paku edhe një sezon dhe klubi nga Bremen është i vendosur për të mos e shitur.

Mirëpo, futbolli është i paparashikueshëm, atij nuk i dihet kurrë.

Image

(Kosova Sot Online)