Tottenhami thyen rekord me transferimin e Ndombeles

  • 03 July 2019 - 11:54
Tottenhami thyen rekord me transferimin e Ndombeles

Tottenhami e ka thyer rekordin për transferimin e lojtarit më të shtrenjtë në histori të klubit duke e blerë mesfushorin francez Tanguy Ndombele nga Lyoni për 60 milionë euro.

220vjeçari ka nënshkruar marrëveshje me klubin londinez deri në vitin 2025 dhe cmimi i tij mund të ngritet deri në 70 milionë euro për shkak të shtesave që Tottenhami mund të detyrohet t’ia paguajë Lyonit.

Para Ndombeles, lojtari më i shtrenjtë në histori të Tottenhamit ishte mbrojtësi Davinson Sanchezi, të cilin Tottenhami e transferoi për 45 milionë euro nga Ajaxi në gusht të vitit 2017. 

Ndombele iu bashkua Lyonit në vitin 2017 dhe i ndihmoi klubit francez të radhitet në pozitën e tretë sezonin e kaluar në Ligue 1, nivelin e parë të futbollit në Francë.

Ai luajti dy herë në ndeshje kundër Manchester Cityt në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Gjithsej, Ndombele i ka gjashtë paraqitje për Francën, 96 për Lyonin dhe i ka regjistruar 16 siste deri më tani.

Ndombele është lojtari i dytë që i bashkohet skuadrës së Tottenhamit këtë verë, pasi finalisti i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve më herët e transferoi edhe Jack Clarke nga Leeds Unitedi.

(Kosova Sot Online)