Alves e komenton deklaratën e Messit: Ndoshta gjyqtari ka gabuar

  • 03 July 2019 - 13:19
Alves e komenton deklaratën e Messit: Ndoshta gjyqtari ka gabuar

Brazili e mposhti mbrëmë Argjentinën në kuadër të Kupës së Amerikës, për të kaluar kështu në finale të garës më të madhe në Amerikën Latine.

‘Selecao’ fituan 2-0, me golat e realizua nga Gabriel Jesus dhe Roberto Firmino, ndërsa tani do të presin fituesin e përballjes Kolumbi – Peru, për t’u përballur në finale. Në lidhje me fitoren ndaj Argjnetinës, Dani Alves, është munduar ta shfajësojë Lionel Messin dhe ka arsyetuar deklaratën e tj se Brazili u ndihmua nga gjyqtari dhe VAR-i. “Të jesh më i miri në botë është e vështirë (qeshë). Nëse ne do të kishim humbur sot, atëherë e gjithë skuadra do të ishte fajtore”, ka thënë fillimisht 36-vjeçari. Te Argjentina është më ndryshe. Nëse ata humbasin, atëherë është faji i Leos (Messit). Te ne, të gjithë luajmë së bashku për dallim nga Argjentina që luanë vetëm Messi dhe disa lojtarë” “Në pjesën tjetër, unë pajtohem paksa me Messin. Gjyqtari ishte paksa nervoz, ndoshta edhe mund të ketë ndikuar paksa në vendimet e tij, mirëpo ky është futbolli, ka një fitues dhe një humbës”, ka shtuar më tej Alves.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë as kësaj radhe nuk arriti ta fitojë një trofe ndërkombëtare me ‘Les Albiceletes’, ndërsa aktualisht është 32-vjeçar.

(Kosova Sot Online )