Policia e dënon Marcelon në Brazil

  • 03 July 2019 - 13:47
Policia e dënon Marcelon në Brazil

Marcelo ka pasur telashe në Rio de Janeiro. Ai nuk u thirr nga trajneri Tite për “Copa America”, por mbrojtësi i Real Madridit vendosi t’i kalonte pushimet e tij në Brazil.

Aty u ndalua nga policia gjatë vozitjes së makinës, të hënën në mbrëmje. Pasi u bllokua nga agjentët rrugorë, Marcelos iu kërkua të bënte testin e alkoolit, një kërkesë që braziliani vendosi ta refuzojë. 

Sipas asaj që raportohet nga “O Globo”, futbollisti nuk dëshironte të kishte një test tundues, duke preferuar të paguante gjobë. 675 euro “kushtonte” fleta e gjobës, që policët rrugorë ia vendosën për tejkalim shpejtësie.

Përveç gjobës, megjithatë, mbrojtësi e pa veten edhe me patentë të pezulluar. Një dënim, që nuk do ta lejojë atë të ngasë makinë për një vit në Brazil.

Me të vërtetë një episod tjetër aspak i lumtur për një futbollist, që këtë vit ka përjetuar një nga periudhat më të komplikuara të karrierës së tij, madje duke humbur edhe rolin e titullarit te Real Madridi (në kohën e trajnerit Santiago Solari). Një vit i keq për të, brenda dhe jashtë fushës.

(Kosova Sot Online )