Willianit i pamundësohet pjesëmarrja në finale të Kupës së Amerikës

  • 04 July 2019 - 09:03
Willianit i pamundësohet pjesëmarrja në finale të Kupës së Amerikës

Ekipit kombëtar të Brazilit do t’i mungojë Williani në finale të Kupës së Amerikës kundër Perusë, pasi që anësori i Chelseat është duke vuajtur nga një lëndim në muskujt e këmbës.

Williani u inkuadrua gjatë pjesës së dytë në gjysmëfinalen kundër Argjentinës, të cilën Brazili e fitoi me rezultat 2:0 të martën. Federata e Futbollit e Brazilit e konfirmoi të mërkurën se ai e lëndoi muskulin e këmbës gjatë ndeshjes.

Përderisa ky lëndim nuk është serioz, koha e nevojshme për rikuperim bën që Willian ta ketë të pamundur pjesëmarrjen në finale, ku nikoqirët do të tentojnë ta fitojë titullin e Kupës së Amerikës për herë të parë që nga viti 2007.

30-vjeçari ishte përdorur si zëvendësues gjatë kësaj gare, mirëpo ai kishte shënuar gjatë fitores me rezultat 5:0 kundër Perusë në fazën e grupeve dhe e shënoi një penallti në çerekfinale kundër Paraguait.

Një zyrtar i Federatës së Futbollit të Brazilit i tha AFP-së se Willian kishte ndierë dhimbje në muskujt e këmbës dhe ai ishte dërguar për teste mjekësore të mërkurën, kur u konfirmua lëndimi i tij.

Willian nuk ishte planifikuar fare të jetë pjesë e skuadrës së Brazilit në Kupën e Amerikës, mirëpo trajneri Tite e fitoi atë pasi Neymari u lëndua gjatë përgatitjeve për këtë turne.

Përkundër që nuk e kanë në skuadër yllin Neymar, brazilianët kanë arritur ta sigurojë një vend në finale të Kupës së Amerikës dhe ende nuk e kanë pësuar asnjë gol në këtë turne. 

(Kosova Sot Online )