El Shaarawy ndryshon mendje, gati transferimi në Kinë

  • 04 July 2019 - 09:39
El Shaarawy ndryshon mendje, gati transferimi në Kinë

Stephan El Shaarawy thuhet se ka ndryshuar mendje dhe tani është i hapur për një transferim te Shangait Shenhua, me Romën që do të fitojë 20 milionë euro.

Sipas Sky Sport Italia, reprezentuesi italian kishte përjashtuar një lëvizje në Kinë në mënyrë të prerë para disa ditësh, por tani po rishqyrton mundësitë e tij. 

26-vjeçari ishte dukshëm i tundur nga ideja e një kontrate trevjeçare me vlerë 15 milionë euro në sezon.

Në anën tjetër, Roma thuhet se do të fitojë 20 milionë euro për lojtarin, kontrata e tanishme e të cilit do të skadojë në qershor të 2020.

Ndryshe, ‘Faraoni’ ishte golashënuesi më i mirë i Giallorossëve në sezonin 2018-19 me 11 gola dhe shtatë asistime në 33 ndeshje. 

(Kosova Sot Online)