Pas Dorezës së Artë të Premierligës e Ligës së Kampionëve, Alissoni do të shpërblehet edhe me atë të Kupës së Amerikës

  • 04 July 2019 - 16:05
Pas Dorezës së Artë të Premierligës e Ligës së Kampionëve, Alissoni do të shpërblehet edhe me atë të Kupës së Amerikës

Portieri brazilian i Liverpoolit, Alisson Becker, pritet ta shtojë edhe Dorezën e Artë të Kupës së Amerikës në koleksionin e tij, pasi sezonin 2018/19 e mbylli me Dorezat e Arta të Premierligës dhe Ligës së Kampionëve.

Portieri i Liverpoolit nuk e ka pësuar asnjë gol për Brazilin deri më tani në Kupën e Amerikës dhe ai mund edhe ta fitojë trofeun e kësaj gare të dielën, kur do të përballen me Perunë në finale.

Alissonin nuk ka arritur ta mposhtë asnjë lojtar gjatë turneun të Kupës së Amerikës, e madje as atëherë kur braziliani u përball me Argjentinën e Lionel Messit dhe Sergio Agueros.

Skuadra e Tites do të përballet me Perunë në finale të Kupës së Amerikës dhe do të tentojë ta fitojë trofeun e kësaj gare për herë të parë që nga viti 2007.

Peru e siguroi vendin në finale duke e mposhtur Kilin në gjysmëfinale me rezultat 3:0. Megjithatë, ata do ta kenë të vështirë ta mposhtin Alissonin, i cili e ka lënë në bankën rezervë portierin e Manchester Cityt, Edersonin.

Alissoni e fitoi Dorezën e Artë të Premierligë për 21 ndeshjet e tij pa pranuar gol, një më shumë sesa Edersoni. Për më tepër, ai u zgjodh edhe portieri më i mirë i UEFA-s, pas triumfit me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

Portieri brazilian ka qenë një ndihmë e madhe për skuadrën e Jurgen Kloppit që kur u transferua në Liverpool nga Roma verën e kaluar, për 67 milionë funte.

(Kosova Sot Online )