Real apo Juventus, Pogba del zbuluar nga miku i tij!

  • 04 July 2019 - 16:18
Real apo Juventus, Pogba del zbuluar nga miku i tij!

Paul Pogba do të jetë lojtari më i ri i Real Madridit. Mesfushori i Manchester United u ka treguar shokëve të tij se do të largohet nga klubi anglez për t'iu bashkuar trajnerit Zinedine Zidane te Real Madridi. 

"El Chiringuito" zbulon se kampioni i botës u ka thënë miqve të tij se do të jetë shumë shpejt futbollisti më i ri i "Los Blancos". Ai nuk dëshiron të qëndrojë më te United dhe kjo është e qartë.  

Juventusi? Kampionët e Italisë janë plani B për Pogbanë që shpreson të veshë fanellën e Realit dhe të provojë emocionet e La Ligas, duke qenë se në Seria A ka luajtur.

(Kosova Sot Online)