Wilderi e komenton sërish disfatën e Joshuas

  • 04 July 2019 - 16:22
Wilderi e komenton sërish disfatën e Joshuas

Deontay Wilder ka vazhduar ta komentojë e përqesh Anthony Joshuan për disfatën e tij kundër Andy Ruiz Jr, duke pretenduar se presioni për t’u përballet me meksikanin kishte bërë që britaniku të jetë në gjendje paniku para meçit.

Humbja e Anthony Joshuas ndaj Andy Ruiz Jr ishte para më shumë se një muaji, por ai rezultat po e ndikon ende botën e boksit në kategorinë e peshave të rënda dhe Deontay Wilder e ka komentuar sërish këtë meç. Gjatë intervistës për “World Boxing News”, Wilder tha: “AJ pati shumë presion pasi që me atë meç po debutonte në Amerikë. Pastaj, ai po brengosej për mua dhe paraqitjen time kundër Dominic Breazeale (nokaut në rundin e parë).

“Të gjitha këto gjëra e shtojnë presionin. Ai ishte në gjendje paniku në zhveshtore para meçit dhe unë i kuptoj këto gjëra. Ti dëshiron të fitosh dhe të performosh mirë. Askush nuk dëshiron të humbasë”.

“Ne duam ta bëjmë një punë të mirë, por kur ne kemi kaq shumë punë dhe presion, dikur bëhet e tepërt. Kur vjen ai moment… unë e kuptoj se ai vetëm mbeti i ngrirë. Por, ne do ta shohim nëse ai do të mundë ta dëshmojë veten në rimeç”.

Joshua, i cili nuk ishte mposhtur paraprakisht asnjëherë në nivelin profesional, do të përleshet me meksikan sërish në një rimeç në fund të këtij viti, mirëpo data e saktë nuk është konfirmuar ende. 

(Kosova Sot Online )