Juventusi i frikësohet Barcelonës për transferimin e De Ligtit

  • 05 July 2019 - 13:11
Juventusi i frikësohet Barcelonës për transferimin e De Ligtit

Juventusi ka filluar të shqetësohet për ngecjet në negociatat për transferimin e kapitenit dhe qendërmbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligtit. Drejtuesit italianë frikësohen se Barcelona do t’ua rrëmbejë holandezin.

Plani origjinal i Juventusit ishte ta zyrtarizojë transferimin e Matthijs de Ligtit gjatë këtij afati kalimtar të verës para sesa Ajaxi ta ftojë atë për përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, dy klubet – Juventusi dhe Ajaxi – nuk janë pajtuar ende për çmimin e transferimit dhe Juventusi është i shqetësuar se Barcelona mund ta bëjë një tentim të fundit për ta transferuar holandezin.

Ajaxi nuk pranon ta shesë De Ligtin për më pak se 75 milionë euro dhe Juventusi deri më tani nuk ka pranuar të paguajë më shumë sesa 65 milionë euro, pasi që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” besojnë se De Ligti e dëshiron transferimin vetëm në Juventus e askund tjetër. 

Drejtuesit e klubit holandez nuk janë të kënaqur me sjelljen e Juventusit në këtë proces, pasi që bardhezinjtë e kishin kontaktuar mbrojtësin pa kërkuar leje fillimisht nga klubi. De Ligti arriti marrëveshje me Juventusit, mirëpo Ajaxi nuk pranon ta shesë nëse klubi italian s’ia ofron paratë e kërkuara.

Oferta e fundit e Juventusit ishte 50 milionë euro plus 20 milionë euro të tjera në formë të shtesave, mirëpo Ajaxi e refuzoi këtë ofertë menjëherë pasi që ka oferta më të mira në tavolinë nga Barcelona dhe Paris Sain-Germaini.

Siç qëndrojnë gjërat për momentin, Ajaxi pret që De Ligti t’i bashkohet skuadrës së tyre për turneun parasezonal qysh të hënën. Barcelona është duke e monitoruar situatën edhe pse ata nuk pritet ta rrisin ofertën e tyre fillestare.

(Kosova Sot Online)