Zyrtare: Milani e blen për 20 milionë euro Theon nga Reali

  • 06 July 2019 - 13:55
Zyrtare: Milani e blen për 20 milionë euro Theon nga Reali

Theo Hernandez ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare dhe do t’i kushtojë Milanit 20 milionë euro

Theo Hernandez edhe zyrtarisht është lojtar i Milanit, pasi kontrata e tij është zbuluar nga faqja zyrtare e Ligës Serie A, duke treguar se marrëveshja është përhershme. 

Ishte raportuar se Reali dëshiron vetëm ta huazojë 21-vjeçarin, por në sajtin e Ligës shkruhet se marrëveshja është përhershme.

Theo ka kryer testet mjekësore të hënën, por kontrata është nënshkruar vetëm të premten mbrëma dhe janë bërë të ditura të shtunën në mëngjes.

 21-vjeçari pritet t’i kushtojë Milanit 20 milionë euro.

(Kosova Sot Online)