Vinicius, pasi pyetet se si e sheh huazimin e mundshëm te Valladolid: “Mirë, mirë…”

  • 07 July 2019 - 17:01
Vinicius, pasi pyetet se si e sheh huazimin e mundshëm te Valladolid: “Mirë, mirë…”

Vinicius Junior nuk ka qëndruar i heshtur me të arritur në Madrid. Ai ka dhënë sinjale se mund të mos qëndrojë në Real Madrid sezonin 2019/20.

Me ardhjen e Eden Hazard, Luka Jovic – minutat do t’i zvogëlohen talentit brazilian, Vinicius Junior, që me 12 korrik do t’i mbushë 19 vjet.

Dhe duket se do të dëgjojë këshillën e Ronaldo fenomenit, i cili e kërkon me çdo kusht te Real Valladolid.

Me të arritur në Madrid, para nisjes së parasezonit të hënën, Vinicius u pyet nga gazetarët e AS nëse do të huazohet te Valladolidi.

Ai në disa momente hezitoi të përgjigjet, por rrëshqet kur pyetet se si e sheh huazimin e mundshëm te Valladolid, duke u përgjigjur “Mirë, mirë…”.

Derisa më pas, gazetari insiston dhe e pyet “Do të thotë do të të huazojnë?”, Vinicius heshti dhe nuk foli më.

Pa dashje, Vinicius ka shtuar ndoshta spekulimet për një largim të mundshëm nga Real Madridi.

(Kosova Sot Online)