Meksika mposht në finale SHBA-të për ta fituar CONCACAF ‘Gold Cup 2019’

  • 08 July 2019 - 08:43
Meksika mposht në finale SHBA-të për ta fituar CONCACAF ‘Gold Cup 2019’

Meksika e ka fituar trofeun më të çmuar në Amerikën Qendrore dhe atë të Veriut, ‘Gold Cup’, pasi në finale i ka mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin Soldier Field në Çikago në orën 03:00 sipas kohës tonë lokale solli vetëm një gol. Përballja në mes të meksikanëve dhe amerikanëve përfundoi me rezultat 1-0, ndërsa goli i fitores u shënua në pjesën e dytë.

Pjesa e parë në mes të dyja skuadrave ishte më e qetë dhe më e kujdesshme, duke ditur se po luajnë për trofeun e madh të CONCACAF Gold Cup.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Jonathan dos Santos në minutën e 73-të, pas një asistimi fenomenal që pranoi nga Raul Jimenez.

Meksika ne kishte mposhtur Haitin në gjysmëfinale, ndërsa nga ana tjetër SHBA kishte punë me Xhamajkën.

(Kosova Sot Online )