Pamje: Ramosi e kompleton sfidën kapakut të shishes… me gjuhë

  • 08 July 2019 - 11:28
Pamje: Ramosi e kompleton sfidën kapakut të shishes… me gjuhë

Sergio Ramos e ka çuar në një nivel tjetër sfidën për t’ia hequr kapakun shishes, duke e bërë atë me gjuhë.

Futbollistët, të famshmit dhe tifozët nëpër gjithë botën po marrin pjesë në sfidën e kapakut të shishes ditëve të fundit, me Ramosin i fundit që e ka provuar.

Kjo sfidë zakonisht provohet duke tentuar ta heqësh kapakun e shishes me një shqelm. 

Por, Ramosi ka zgjedhur një mënyrë tjetër shumë më të veçantë për ta bërë, me gjuhë.

“A mund ta bëni më mirë”, shkroi Ramos duke i sfiduar të tjetër.

(Kosova Sot Online)