Feronikeli do të ketë punë nesër me “Messin e Premierligës së Uellsit”

  • 08 July 2019 - 13:27
Feronikeli do të ketë punë nesër me “Messin e Premierligës së Uellsit”

Feronikeli do të luajë me ekipin The New Saints në rrethin e parë kualifikues të Champions Leagues. Dhe, kampioni i Kosovës në këtë fazë do të ketë punë me futbollistin Greg Draper, i cili konsiderohet si Messi i Premierligës së Uellsit pas sezonit fantastik që e kaloi edicionin e fundit në kampionatin uellsian

Feronikeli e kaloi rrethin parakualifikues të Champions Leagues, i cili u mbajt në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Tash, kampioni i Kosovës do të ketë punë me ekipin The New Saints. 

Skuadra nga Drenasi nuk do të ketë punë aspak të lehtë pasi do të ketë punë me futbollistin Greg Draper, i cili konsiderohet si Messi i Premierligës së Uellsit.

Sulmuesi i rrezikshëm ka realizuar 27 gola në edicionin e fundit në kampionatin uellsian duke realizuar 27 gola.

Draper e ka një mesatare prej 38 minutash për gol, madje më të mirë se Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Mohamed Salah.

Saints janë kualifikuar për herë të tetë radhazi në Champions dhe do ta presin Feronikelin në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues këtë të martë.

Image

(Kosova Sot Online)