Zyrtare: Donis Avdijaj transferohet te Trabzonspori

  • 08 July 2019 - 20:42
Zyrtare: Donis Avdijaj transferohet te Trabzonspori

Donis Avdijaj edhe zyrtarisht është lojtar i klubit turk, Trabzonspor.

Talenti i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj, është bërë me klub të ri, pas disa muajsh pushim, pasi Willem II shkëputi kontratën me 22-vjeçarin në mars të vitit 2019.

Fati tani ka duartrokitur në derën e futbollistit që dikur, kishte klauzolë lirimi te Schalke 50 milionë euro, por për shkak të disiplinës, nuk bëri vend as te klubi gjerman.

Talenti i Kosovës do ta vazhdojë karrierën tani në Turqi, te Trabzonspor.

Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me opsion për një vit të katërt.

(Kosova Sot Online)