West Ham United do ta ketë stadiumin me kapacitetin më të madh në Londër

  • 09 July 2019 - 08:37
West Ham United do ta ketë stadiumin me kapacitetin më të madh në Londër

West Ham dëshiron të zgjerojë kapacitetin e stadiumit me mbi dymijë vende për ta bërë atë më të madhin në kryeqytetin anglez, Londër.

Udhëheqësit e klubit kanë bërë plane për të zgjeruar stadiumin e tyre prej 60 mijë vendesh në 62,500 sosh për ta bërë atë më të madhin në Londër.Aktualisht, stadiumi më i madh është i Tottenham Hotspur, i cili ka një kapacitet prej 62,062 ulësesh. Tashmë të hënën, zyrtarët e qytetit janë takuar me udhëheqësit e “Çekanëve” për të negociuar zgjerimin e ish-stadiumit olimpik.

“Gjithmonë klubi ka pasur dëshirë që të zgjeroj stadiumin dhe tani kanë bërë këtë hap të nevojshëm përpara, kështu që West Hem do të arrin kapacitetin e 62.500 vendesh dhe kështu do të bëhet më i madhi në Londër”, thuhet në njoftimin e klubit.

Stadiumi i Londrës mund të presë rreth 80 mijë njerëz në koncerte gjersa së fundi ka pritur një ndeshje të bejsbollit mes New York Yankee dhe Boston Red Soxie.

(Kosova Sot Online )