Romero arrin për teste mjekësore te Juventusi
Mbrojtësi i Genoas, Cristian Romero, ka arritur për testet mjekësore te Juventusi.
Mbrojtësi argjentinas është shumë afër ta kompletojë transferimin te Zonja e Vjetër, pasi sot (9 korrik) do t’u nënshtrohet testeve mjekësore.Lojtari 21-vjeçar ka kohë që po kërkohet nga Bianconerët, ndërsa më në fund po realizohet transferimi i mbrojtësit nga rivali i Serie A. Juventusi do të paguajnë 15-20 milionë euro për shërbimet e Romeros, por ai nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë në Allianz Stadium.
Mbrojtësi i talentuar do të huazohet te ndonjë skuadër nga Serie A që të fitojë më shumë eksperiencë, e që Genoa është favorite për ta mbajtur në skuadër, derisa destinacion i mundshëm është edhe Atalanta.
(Kosova Sot Online )