Gareth Bale pranon ofertë nga Kina me 1.3 milion euro pagë në javë

  • 09 July 2019 - 11:41
Gareth Bale pranon ofertë nga Kina me 1.3 milion euro pagë në javë

Gareth Bale raportohet se së fundmi ka pranuar një ofertë nga Kina me një pagë prej 1.3 milion euro në javë.

Sipas El Chiringuito, një klub nga Superliga e Kinës po tenton ta transferojë uellisianin, duke i ofruar dyfishin e pagës që e merr te Real Madridi.

Në vit, 29-vjeçari do të pranonte 63 milionë euro, por që ajo shumë do të rritej edhe varësisht nga suksesi që do të tregonte në ligën kineze.

Mirëpo, siç bëhet e ditur nga televizioni spanjoll, ky klub nga Kina po tenton që ta transferojë Balen si transferim të lirë, ndërsa Los Blancos nuk do ta lejojnë atë gjë.

Në maj dukej se uellsiani e kishte luajtur ndeshjen e fundit te Real Madridi në humbjen 2-0 nga Real Betisi.

Anësori ka filluar stërvitjet parasezonale me skuadrën madrilene, por që kjo ofertë nga Kina mund t’i ndryshoj gjërat në Santiago Bernabeu.

(Kosova Sot Online)