Atletico Madrid po e projekton transferimin e Mauro Icardit

  • 09 July 2019 - 12:24
Atletico Madrid po e projekton transferimin e Mauro Icardit

Atletico Madridi thuhet se po përgatitet që të bëjë një ofertë befasuese për Mauro Icardin, pasi Interi është i gatshëm që ta shesë në këtë verë.

Sulmuesit argjentinas iu mor shirit i kapitenit në sezonin e kaluar, por edhe duke mos pranuar që të luajë për një muaj për Nerazzurët, e që kjo gjë po bën që ai të largohet në këtë afat.

Sipas asaj që raporton AS, 26-vjeçari ka zgjuar interesimin e Los Cholchoneros, derisa po e shikojnë nga afër situatën e tij te Interi.

Mediumi spanjoll bën të ditur se Atletico Madrid do të mund ta transferonte Mauri Icardin, vetëm nëse Diego Costa kalon te Evertoni ose Wolverhampton Wanderers, që janë të interesuar. 

Antonio Conte tashmë i ka bërë me dije argjentinasit se nuk është në planet e tij, derisa po tenton ta transferojë Romelu Lukakun nga Manchester unitedi.

Drejtori gjeneral i skuadrës italiane, Giuseppe Marotta, ka bërë të ditur se 26-vjeçari dhe Radja Nainggolan nuk janë në projektet e klubit, e që në këtë verë planifikohet shitja e tyre. 

(Kosova Sot Online)