Raiola: Pogba nuk ka bërë asgjë të keqe, vetëm e do largimin nga Unitedi

  • 09 July 2019 - 12:33
Raiola: Pogba nuk ka bërë asgjë të keqe, vetëm e do largimin nga Unitedi

Mino Raiola insiston se Paul Pogba nuk ka bërë asgjë të keqe dhe Manchester Unitedi është njoftuar për dëshirën e tij që të largohet nga Old Trafford.

Agjenti Italian ka dhënë një intervistë për talkSport, duke thënë se mesfushori e ka njoftuar me kohë klubin anglez se dëshiron një aventurë të re.

“Lojtari (Pogba) nuk ka bërë asgjë të keqe. Ai ka qenë gjithmonë i respektueshëm dhe profesional në të gjitha mënyrat”, ka thënë Raiola për talkSport. 

“Është e turpshme përse disa persona kanë dëshirë vetëm të kritikojnë pa pasur informata dhe më vjen keq se përse klubi nuk e shikon anën pozitive të gjërave”.

“Shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje për të gjitha palët dhe të lëvizim tutje. Sa më shumë që ngatërrohemi, aq më shumë i shkaktojmë probleme vetes”, ka shtuar më tej agjenti italian.

Juventusi dhe Real Madridi janë në garë për shërbimet e 26-vjeçarit, derisa Bianconerët po bisedojnë me Raiolan edhe për Matthijs de Ligtin nga Ajaxi. 

(Kosova Sot Online)