“Është vetëm fillimi”: Si e ndikon triumfi në Kupën e Botës luftën e SHBA-së për barazi gjinore

  • 09 July 2019 - 16:30
“Është vetëm fillimi”: Si e ndikon triumfi në Kupën e Botës luftën e SHBA-së për barazi gjinore

SHBA-ja e siguroi trofeun e Kupës së Botës të dielën. Ato fituan edhe diçka tjetër, po aq të vlefshme, për procesin e tyre gjyqësor kundër Federatës së Futbollit të SHBA-së: miratimin e publikut.

Vetëm pak minuta pasi SHBA-ja e siguroi titullin e katërt të Kupës së Botës, të dielën, një brohoritje filloi të dëgjohej në “Stade de Lyon”: “Pagë të barabartë! Pagë të barabartë!”, shkruan The Guardian.

Mund t’iu ketë nevojitur pak kohë lojtarëve për ta kuptuar brohoritjen e tifozëve, por dikur ato e kuptuan. Mbështetësit në stadium – ose të paktën ata të zëshmit – e kishin marrë anën e skuadrës në padinë ligjore për diskriminim gjinor, që skuadra e Jill Ellis e bëri para turneut të Kupës së Botës dhe tani është në pritje deri sa futbollistet të kthehet në SHBA.

“Ishte fantastike ta dëgjosh mbështetjen e tifozëve në stadium për diçka për të cilën ne kemi luftuar me aq shumë pasion, veçanërisht në skenën globale”, tha anësorja Tobin Heath. “Mendoj se ky është fillimi i diçkaje të madhe dhe që mund ta ndryshojë kulturën”.

Përderisa “paga e barabartë” ka shumë aspekte – përfshirë këtu dallimin e madh në shpërblime që FIFA i fron për fituesit e Kupës së Botës të djemve dhe fitueset e Kupës së Botës së Botës së vajzave – nuk ekziston diçka me më shumë presion sesa padia ligjore që lojtarët e kanë bërë kundër Federatës së Futbollit të SHBA-së.

Futbollistet e akuzojnë Federatën se e ka praktikuar diskriminimin gjinor dhe jo vetëm për paga. Lojtarët shpeshherë e kanë gjetur veten në vende me kushte inferiore në krahasim me ato që i janë ofruar djemve. Vajzat janë detyruar të luajnë në bar artificial, që mund të sjellë më shumë lëndime.

Duke iu afruar këtij turneu, futbollistet insistuan se padia ligjore nuk do t’i shpërqendronte ato nga synimi për ta fituar titullin e Kupës së Botës. Por, ato e dinë se ky triumf u ka ndihmuar atyre dhe e ka shtuar presionin mbi Federatën e SHBA-së.

Kur u pyet se si e ndryshon padinë ligjore triumfi në Kupën e Botës, Megan Rapinoe buzëqeshi. “Epo, nuk është mirë për ta, apo jo?”, u përgjigj ajo në mënyrë retorike, duke iu referuar federatës.

“Triumfi në Kupën e Botës është një arritje e madhe. Ne nuk e themi këtë gjë dhe nuk i kemi shtuar presion vetes sepse padia ligjore është e vlefshme çfarëdo që të ketë qenë rezultati. Por, kjo e dëshmon më së miri”.

“A ka të bëjë me triumf më apo ka të bëjë vetëm me bërjen e gjësë së duhur? Federata është në një pozitë unike për ta vlerësuar këtë valë të fatit të mirë”.

Argumenti kyç i lojtareve është se ato duhet të fitojnë për t’u paguar, përderisa djemtë fitojnë më shumë sesa to edhe pa u kualifikuar fare në Kupën e Botës. Thirrja ka qenë “pagë e barabartë për punë të barabartë”, por në fakt gratë kanë bërë punë më të madhe.

Në një vit të zakonshëm kalendarik, ato kanë luajtur më shpesh sesa djemtë dhe kanë sjellë më shumë para në Federatë.

Përderisa padia e SHBA-së nuk varet nga triumfi në Kupën e Botës, gjithçka tjetër varet. Mbështetja e publikut për skuadrën, që është po aq e dashur për qytetarët sa ka qenë gjithnjë, vazhdon të jetë e madhe. Federata tani është në luftë me skuadrën e vet më të dashur dhe më të suksesshme dhe ato mund të pranojnë ta zgjidhin këtë çështje edhe jashtë gjykatës.

Vajzat e SHBA-së fituan në skenën më të madhe botërore dhe përderisa e gjithë vëmendja e botës ishte mbi to, publiku filloi të brohorasë për pagë të barabartë. Kjo valë mbështetjeje nuk do të lihet në harresë nga avokatët gjatë procesit gjyqësor, por nuk u la anash as nga futbollistet.

“Ishte jashtëzakonisht e mrekullueshme. Kur gjithçka të përfundojë, ne ndoshta s’do të mbajmë mend shumë gjëra nga kjo ndeshje, por trashëgimia kulturore që e kemi lënë prapa, duke i shtyrë gratë përpara dhe duke e ngritur zërin për gjërat e duhura… kjo është e rëndësishme dhe ne do të vazhdojmë kështu”.

(Kosova Sot Online)