Feronikeli me rikthim dramatik ndaj TNS rrit seriozisht shpresat për kalim në rundin tjetër të Champions

  • 09 July 2019 - 22:05
Feronikeli me rikthim dramatik ndaj TNS rrit seriozisht shpresat për kalim në rundin tjetër të Champions

Feronikeli ka bërë një rikthim sensacional tejet dramatik duke e barazuar rezultatin në 2:2 ndaj The New Saints në ndeshjen e parë mes tyre në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, duke i rritur seriozisht shpresat për kalim në rundin e dytë kualifikues.

Kampioni i Kosovës po humbiste 2:0 nga TNS deri në minutën e fundit të ndeshjes pas golave nga Greg Draper dhe Aeron Edwards, por dy gola të vonshëm por të shpejtë nga Mevlan Zeka dhe Astrit Fazliu e kompletuan rikthimin sensacional të Niklit të martën në Park Hall në Uells.

Barazimi 2:2 në një garë të këtij karakteri është shumë i favorishem për Niklin, pasi cfarëdo barazimi më me pak se dy gola në ndeshjen e kthimit pas një jave në Prishtinë, e dërgon skuadrën nga Drenasi në rundin e dytë kualifikues në tentim për ta siguruar pjesëmarrjen në edicionin 2019/20 të Ligës së Kampionëve.


(Kosova Sot Online)