Solskjaer beson se De Gea do ta rinovojë kontratën me “Djajtë e kuq”

  • 10 July 2019 - 10:55
Solskjaer beson se De Gea do ta rinovojë kontratën me “Djajtë e kuq”

Ole Gunnar Solskjaer ende shpreson se Manchester Unitedi do të mundë ta sigurojë nënshkrimin e David de Geas në ofertën për ta rinovuar kontratën, mirëpo norvegjezi e pranoi se është me fat që ka edhe portierë të tjerë të mirë në skuadër.

Portieri 28-vjeçar iu bashkua “Djajve të kuq” nga Atletico Madridi në vitin 2011 dhe që nga atëherë i ka bërë 357 paraqitje për klubin në të gjitha garat.

De Gea i ka fituar shtatë trofe gjatë kohës së tij në “Teatrin e Ëndrrave”, përfshirë këtu titullin e Premierligës në vitin 2013. Përveç trofeve, ai është shpërblyer edhe me shumë lëvdata për paraqitjet e tij. 

Megjithatë, atij i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën me Manchester Unitedin dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin anglez, përkundër që negociatat mes dy klubeve kishin filluar shumë më herët.

Së fundi është raportuar se “Djajtë e kuq” i kanë ofruar spanjollit kontratë shumë të mirë vetëm për ta bindur De Gean t’i injorojë ofertat e Paris Saint-Germainit.

Gjatë një konferencë për shtyp në Perth të Australisë, ku Manchester Unitedi po stërvitet për turneun parasezonal, Solskjaer insistoi se ka shenja pozitive që De Gea do t’i injorojë spekulimet për të ardhmen e tij dhe do t’ia kushtojë të ardhmen klubit anglez.

“Davidi e ka pasur një verë me plot negociata me ne dhe ne po shpresojmë se do ta kryejmë këtë punë. Jam optimist, natyrisht. Për Davidin kam thënë shumë herë se sa me fat jam që e kam në portë”, ka thënë Solskjaer.

(Kosova Sot Online)