Bernard Berisha shënon golin e fitores për Akhmat Groznyn

  • 10 July 2019 - 11:09
Bernard Berisha shënon golin e fitores për Akhmat Groznyn

Bernard Berisha e ka filluar mbarë fazën përgatitore te skuadra Akhmat Grozny.

Anësori shqiptar ka shënuar golin e fitores dhe të vetmin në ndeshjen për skuadrën ruse ndaj Holstein Kiel. Bernard Berisha është njëri ndër lojtarët kryesor të Akhmat Grozny, e që pritej një gol nga ai ndaj skuadrës gjermane.

Ylli i Përfaqësues së Kosovës e realizoi golin në minutën e 60-të, e që ka shenja se ai po i rikthehet formës së lartë.

Anësori shqiptar është duke u rikthyer në formën e tij më të mirë, pas problemeve që kishte pas me disa lëndime në muajt e kaluar. 

(kosova Sot Online )