Rapinoe e komenton zënkën me Donald Trump: Ne duam ta ndryshojmë botën

  • 10 July 2019 - 12:56
Rapinoe e komenton zënkën me Donald Trump: Ne duam ta ndryshojmë botën

Ylli i SHBA-së e ka pasur një zënkë publike me presidentin Donald Trump, mirëpo ajo ndien se rezultatet e kësaj zënke kanë pasur ndikim pozitiv.

Megan Rapinoe e ka kaluar një verë të paharrueshme. Ajo e fitoi titullin e Kupës së Botës, bashkë me Topin e Artë dhe Këpucën e Artë të këtij turneu, duke e përforcuar statusin si njëra ndër futbollistet më legjendare në futbollin e vajzave.

Momente të paharrueshme i kanë ndodhur asaj edhe jashtë fushës së futbollit, veçanërisht kur pretendoi se nuk do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, duke sharë. Pas kësja deklarate erdhi përgjigja e Donald Trumpit, i cili e kritikoi atë duke thënë se nuk po e respektonte SHBA-në.

Trump gjithashtu e sfidoi Rapinoen që të fitonte para se të fliste.

Rapinoe e bëri këtë gjë, dhe përkundër fjalëve të ashpra nga njëri ndër liderët e botës, ajo mendon se zënka e saj me Trumpin do të rezultojë të ketë qenë një gjë e mirë pas një kohe.

“Sinqerisht, unë e shoh si diçka pozitive. Mendoj se kur po ndodhte gjithçka, ne ishim brenda një flluske dhe e gjithë skuadra më mbështeti, por unë ndihesha pozitive në njëfarë mënyrë”, u shpreh Rapinoe.

“Natyrisht që në duam ta fitojmë ndeshjes, por duke e ditur ndikimin që e kemi pasur dhe duke e ditur ndikimin që do ta kemi kur të arrijmë në shtëpi, vetëm motivimi i kësaj mjafton për të na motivuar”.

“Unë sinqerisht besoj se ne po e bëjmë këtë gjë për grupin tonë, për veten, për skuadrën tonë, për stafin tonë, për shoqërinë e familjen dhe për të gjithë. Mendoj se ne duam të fitojmë për t’i përfshirë më shumë njerëz në këtë bisedë. Ne duam ta bëjmë këtë bisedë me të gjithë”. 

“Natyrisht, mendoj se jemi me fat që po e veshim këtë fanellë dhe po e përfaqësojmë SHBA-në në një mënyrë që asnjë skuadër tjetër nuk ka arritur. Jemi me fat që luajmë shumë ndeshje gjatë gjithë vitit dhe mendoj se e kemi përfaqësuar çdo amerikan në mënyrë të mrekullueshme”.

Rapinoe vazhdon të kërkojë drejtësi sociale. Pas triumfit të SHBA-së në Kupën e Botës të dielën, ai kërkoi që Federata e Futbollit e Amerikës dhe FIFA ta ndryshojë strukturën e pagave për djemtë dhe vajzat.

“Të gjithë më pyesin se çfarë do të ndodhë tani dhe çfarë duam të arrijmë me gjithë këtë – të mos kemi më nevojë të flasim për paga të barabarta dhe të themi që edhe ne kemi vlerë”, shtoi Rapinoe, para se të kërkonte përgjegjësi nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dhe presidenti i federatës amerikane, Carlos Cordeiro.

“Çfarë do të bëjmë? Gianni, çfarë do të bëjmë? Carlos, çfarë do të bëjmë? Të gjithë? Ka marrë fund koha kur mund të qëndrojmë të ulur me të gjithë dhe tani duhet të ngrihemi në këmbë dhe ta ngremë zërin”.

“Ne duam ta ndryshojmë botën. Në duam ta ndryshojmë mënyrën se si na shikojnë njerëzit, se si i shikojnë vajzat e vogla dhe djemtë e vegjël. Ne duam ta ndryshojë këtë sport përgjithmonë”.

(Kosova Sot Online)