Zyrtare: Kawhi Leonard dhe Paul George i bashkohen LA Clippers

  • 11 July 2019 - 08:23
Zyrtare: Kawhi Leonard dhe Paul George i bashkohen LA Clippers

Paul George dhe Kawhi Leonard tani edhe zyrtarisht i janë bashkuar skuadrës së Los Angeles Clippers. Këto transferime i sjellin të dy basketbollistët në vendlindjen e tyre, në Kaliforninë Jugore.

Megjithatë, as Paul George e as Kawhi Leonard mund të mos jenë pjesë e LA Clippers përgjithmonë. Kontrata e të dyve përfundon pas dy vjetësh.

Clippers e arriti marrëveshjen e tyre me Oklahoma City Thunder të mërkurën, duke e marrë George në shkëmbim të Shai Gilgeous-Alexander, Danilo Gallinari dhe pesë zgjedhje në draft, bashkë me mundësinë për t’i shkëmbyer vendet në renditjen e draftin në dy vjetët e ardhshme.

“Paul George është njëri ndër lojtarët më të mirë në sportin tonë. Ai është një shënuar elitar dhe një mbrojtës i palodhshëm. Llojllojshmëria e lojës së tij e ngrit nivelin e skuadrës”, ka thënë presidenti i Clippers, Lawrence Frank.

George mund të bëhet transferim i lirë sërish në vitin 2021, nëse ai vendos ta shfrytëzojë këtë opsion, dhe Leonardi do të jetë të njëjtën situatë po ashtu. Associated Press raporton se Leonardi e ka në kontratë një opsion që ia mundëson ta zgjasë kontratën e vet edhe për një vit tjetër, nëse dëshiron.

“Ky është një moment historik për organizatën dhe tifozët tonë. Ne jemi mirënjohës dhe të nderuar që Kawhi vendosi të kthehet në shtëpi dhe t’i bashkohet LA Clippers”, shtoi Frank.

Leonardi do t’i kushtojë Clippers shumë para. George po u kushton atyre shumë para dhe shumë zgjedhje të draftit. Clippers u detyruan t’i dorëzojnë zgjedhjet e tyre në draftet e viteve 2022, 2024 dhe 2026, si dhe ato të viteve 2021 dhe 2023, që u siguruan përmes Miamit. Të gjitha këto ia dorëzuan Oklahomas për ta marrë George.

(Kosova Sot Online )