Pas Muriqit, Fenerbahce synon edhe Pajtim Kasamin

  • 11 July 2019 - 09:13
 Pas Muriqit, Fenerbahce synon edhe Pajtim Kasamin

Vedat Muriqi ditë më parë është bërë anëtar më i ri i skuadrës turke të Fenerbahçes.

Kësaj të fundit mund t’i bashkohet edhe një shqiptar tjetër, i cili mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës.Bëhet fjalë për Pajtim Kasamin, i cili sipas ‘fanatik.com.tr’, ka zgjuar interesimin e klubit të dytë më të trofeshëm në shtetin e Turqisë. Futbollisti 27-vjeçar aktualisht është lojtar i ekipit të Superligës së Zvicrës, Sion, ku kontrata me ta përfundon gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se mesfushori ka kohë që nuk po ftohet nga trajneri i përfaqësueses helvetike, Vladimir Petkovic, i cili po preferon lojtar të ri.

Ai gjatë karrierës ka luajtur për skuadra si Liverpooli, Bellinzona, Palermo, Fulham, Luzern, Olympiacos dhe Nottingham Forest. 

(Kosova Sot Online )