Manchester Unitedi ofron 80 milionë për Milinkovic
Manchester Unitedi ende nuk ka bërë ofertë formale për Sergej Milinkovic-Savic, por ia ka bërë me dije Lazios se është i gatshëm t’i paguajë 80 milionë euro për të.
Sipas Sky Sport Italia, dy klubet kanë nisur kontaktet për ta diskutuar situatën rreth mesfushorit serb.
Paris Saint-Germain, në anën tjetër, ka bërë ofertë formale për Milinkovic, e cila nuk është konsideruar si e mjaftueshme nga klubi italian.
Sky pohon se Unitedi e ka bërë të qartë se është i gatshëm të paguajë deri në 80 milionë euro për serbin.
Megjithatë, Lazio i do 100 milionë euro për mesfushorin, një ulje prej 120 milionë euro sa i kërkonte një vjet më parë.
Me të, Unitedi synon ta zëvendësojë Paul Pogban që po e kërkon largimin nga Old Trafford.
(Kosova Sot Online)