Hazardi s’mund ta harrojë Chelsean

  • 12 July 2019 - 10:20
Hazardi s’mund ta harrojë Chelsean

Një fotografi e yllit të ri të Real Madridit duke dalë nga aeroplani i skuadrës madrilene në Montreal për fillimin e turneut parasezonal bëri që tifozët e vjetër të tij të insistojnë se ai është ende një “Blue”.

Eden Hazardi tashmë e ka filluar aventurën e tij të re me Real Madridit. Futbollisti belg i filloi stërvitjet parasezonale këtë javë me bashkëlojtarët e tij në Kanada dhe i ngriti disa pyetje për formën e tij fizike.

Chelsea në mendjen e tij

Anësori është ende në mendjen e tifozëve të tij në Angli, pasi kishte qenë ylli i Chelseat për shumë sezone dhe shumë tifozë ende besojnë se klubi i Stamford Bridge mbetet pjesë e rëndësishme e belgut.

Ky pretendim i tifozëve të Chelseat mund të jetë i vërtetë, pasi që një fotografi, që ishte bërë në momentin kur Hazardi po dilte nga aeroplani i Real Madridit në Montreal, dëshmon se belgu e mban Chelsean në mbështjellëse të telefonit të tij.

Në foto shihet se lojtari vazhdon ta mbajë fotografinë e tre djemve të tij – Yannis, Leo dhe Samy – të veshur me fanellën e Chelseat. Kjo fotografi u komentua shumë në rrjetet sociale, veçanërisht në mesin e tifozëve të klubit londinez.

Image

(Kosova Sot Online)