Mariano Diaz nuk dëshiron të transferohet te Arsenali

  • 12 July 2019 - 11:33
Mariano Diaz nuk dëshiron të transferohet te Arsenali

Mariano Diaz nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit.

Futbollisti 25-vjeçar ka një kontratë të vlefshme edhe për katër vjet, por “Sun Sport” raporton se trajneri Zinedine Zidane nuk po llogaritë në shërbimet e sulmuesit edhe për sezonin e ri.

Londinezët raportohet se kanë ofruar një shumë prej 20 milionë eurove për futbollistin, i cili më parë ka luajtur te klubi francez i Lyonit. 

Ai dëshiron të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll që të luftojë për një vend titullar gjera Reali kërkon fonde për ta financuar blerjen e Paul Pogbës.

Reprezentuesi i Republikës Domenikane ka pasur sezonin e kaluar 13 paraqitje dhe ka shënuar vetëm tre gola në La Liga.

Ndryshe, ai është një nga disa lojtarë të njohur që mund të shiten nga Galaktikët gjersa deri më tani janë larguar Marcos Llorente dhe Theo Hernandez. 

(Kosova Sot Online)