Zëvendësues i Suarezit apo në ekipin e ëndrrave me Neymarin? – Si do të luajë Barça me Griezmannin

  • 12 July 2019 - 16:02
Zëvendësues i Suarezit apo në ekipin e ëndrrave me Neymarin? – Si do të luajë Barça me Griezmannin

Një vit pasi e refuzoi Barcelonën për të qëndruar në Atletico Madrid, sulmuesi i talentuar francez është transferuar në Camp Nou – por ku do të luajë ai?

Më herët këtë verë, legjenda e Barcelonës, Rivaldo, u pyet se a do të preferonte që ish-klubi i tij t’i sigurojë shërbimet e Antoine Griezmannit apo të Neymarit për sezonin e ardhshëm, shkruan Goal.

“Griezmanni është një lojtar i mrekullueshëm, por transferimi i tij do të jetë si të luash bixhoz, pasi që ai nuk ka luajtur kurrë në Barcelonë ose me Lionel Messin dhe Luis Suarezin”, kishte thënë braziliani për Betfair.

“Natyrisht, nëse ai arrin të performojë sikur në Atletico Madrid, ai natyrisht që do të ishte një shtesë e mrekullueshme në skuadër”.

“Por, unë do ta preferoja Neymarin. Ai e njeh klubin dhe ndoshta edhe bisedon rregullisht me Suarezin dhe Neymarin”.

Natyrisht, ka shumë mundësi që Barcelona t’i transferojë që të dy – edhe Griezmannin, edhe Neymarin.

Transferimi i francezit në Camp Nou tashmë është konfirmuar dhe “Blaugranët” mbeten të hapur ndaj idesë së transferimit të brazilianit këtë verë, tani që PSG-ja e ka konfirmuar se do ta shiste Neymarin për çmimin e duhur.

Ajo që është e qartë tani është se Barcelona i kanë shtuar opsionet për fazën e sulmit me transferimin e Griezmannit, i cili nuk është asgjë nëse s’është i shumëanshëm.

(Kosova Sot Online)