A do e braktisë “Skënderbeun” pas vendimit të KAS, flet Presidenti Takaj

  • 12 July 2019 - 16:27
A do e braktisë “Skënderbeun” pas vendimit të KAS, flet Presidenti Takaj

Një “bombë” në shtëpinë e Skënderbeut.

Vendimi i sotëm ka tronditur pa masë korçarët, por presidenti Ardjan Takaj gjen kurajo për të vazhduar betejën.

“Jam i shokuar, jo vetëm unë si president, por studio ligjore dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë çështje. Unë Skënderbeun nuk e braktis, do vazhdoj luftën.

Do e çojmë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe aty do të marrim drejtësi. Kjo çështje ka kaluar të gjitha limitet, edhe avokatët që na përfaqësojnë e kanë tashmë personale, pasi janë befasuar nga vendimi i padrejtë”, – ka thënë Takaj për “Panorama Sport”.


(Kosova Sot Online)