Majlinda Kelmendi mbetet pa medalje në “Budapest Grand Prix”
Majlinda Kelmendi ka mbetur pa medalje në “Budapest Grand Prix”, i cili po mbahet në Hungari.
Ajo u mposht me Ippon nga spanjollja Ana Perez Box në luftën e repesazhit, edhe pse ishte në avantazh gjatë tërë meçit.
Xhudistja pejane e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi meksikanen Luz Olvera.
Kampionia olimpike e fitoi edhe meçin e rrethit të tretë kundër gjeorgjianes Tetiana Levytska-Shukvani.
Mirëpo, Kelmendi u ndal në gjysmëfinale, ku u mposht nga japonezja Chishima Maeda.
Ndërkaq, në garën për medalje, Majlinda humbi nga spanjollja.
(Kosova Sot Online)