Kololli shënon dhe asiston në fitoren e Zurich kundër Leipzig

  • 12 July 2019 - 22:33
Kololli shënon dhe asiston në fitoren e Zurich kundër Leipzig

Kololli e ka ndihmuar Zurichun të marrë fitore 4-1 në miqësore kundër Rasen Ballsport Leipzig.

Benjamin Kololli ka treguar edhe njëherë se është një lojtar me shumë talent. Ai ka shënuar dhe asistuar në fitoren 4-1 të Zurich në miqësore kundër Leipzig.

Kjo paraqitje e mirë e lojtarit të Kombëtares së Kosovës vjen në momentin më të mirë në karrierë, pasi raportohet se Bologna është duke u interesuar për 27-vjeçarin.

Futbollisti i Kosovës ka shkëlqyer sezonin që kemi lënë pas me 14 gola, 10 në kampionatin zviceran, 2 në kupë dhe 2 në Europa League, një prej tyre ndaj Napolit. 


(Kosova Sot Online)