Eden Hazard e zgjedh numrin e fanellës në Real Madrid

  • 14 July 2019 - 12:22
Eden Hazard e zgjedh numrin e fanellës në Real Madrid

Eden Hazard nuk do të mundë ta veshë fanellën me numrin 10 në Real Madrid, pasi ajo është momentalisht e zënë dhe i takon Luka Modricit. Por, sulmuesi belg i ka sytë te një numër tjetër: 23.

Në Madrid, kjo fanellë është sinonim i David Bechkham, por për Hazardin ka kuptim tjetër.

Belgu është tifoz i madh i basketbollit, prandaj nuk ka numër më prestigjioz se 23-shi për të.

Basketbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, Michael Jordan, e bëri atë të famshëm në Chicago Bulls dhe së fundmi LeBron James me Cleveland Cavaliers dhe tani me Los Angeles Lakers.

Hazardi e ka zgjedhur numrin 23, edhe pse është përfolur se ai do ta merrte numrin 7.

Pas largimi të Cristiano Ronaldos, numrin 7 e mori Mariano Diaz dhe sipas mediave spanjolle, ai nuk dëshiron të largohet nga klubi dhe as të heqë dorë nga numri në fanellë.

(Kosova Sot Online)