Zyrtare: Prishtina e largon Abdul Bashirun

  • 14 July 2019 - 15:09
Zyrtare: Prishtina e largon Abdul Bashirun

Abdul Bashiru është larguar nga Prishtina, pasi klubi bardhekaltër ia ka ndërprerë kontratën të dielën.

Nënkampionia e Kosovës njoftoi në uebsajtin e klubit se ia ka ndërprerë kontratën mbrojtësit të majtë Bashiru me marrëveshje.

“Me iniciativë të klubit, me marrëveshje, është ndërprerë kontrata me mbrojtësin e majtë, ganezin, Abdul Bashiru”, thuhet në njoftim të Prishtinës.

27-vjeçari iu bashkua klubit nga kryeqyteti në verën e vitit 2017 nga Dreams FC.

Ganezi i ka zhvilluar 71 ndeshje me Prishtinën, duke dhënë një asist. 

(Kosova Sot Online)