Klopp heziton ta shesë Lovrenin te Milani

  • 15 korrik 2019 - 09:31
Klopp heziton ta shesë Lovrenin te Milani

Edhe pse Dejan Lovren u lidh me një kalim të mundshëm te Milani, ai mund të qëndrojë edhe një vit te Liverpooli.

Mbrojtësi kroat nuk ka luajtur rregullisht në sezonin e kaluar, pasi Jurgen Klopp preferonte më shumë dyshen Virgil van Dijk dhe Joel Matip në qendër të mbrojtjes. Por, trajneri gjerman thuhet se nuk do ta lejojë kalimin te Rossonerët për 25 milionë euro, pasi beson se 30-vjeçari vlen më shumë. Sipas asaj që raporton Calciomercato, strategu i The Reds ka thënë më tej se ata do të kenë vështirësi në zëvendësimin e tij, andaj skuadra italiane duhet të ofrojë më shumë. Lovren shihet nga Klopp si një zëvendësues perfekt i Van Dijkut dhe Matipit, andaj mund ta mbajë në skuadër edhe për sezonin 2019/20.

Kroati në sezonin e kaluar ka bërë vetëm 18 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin dhe tashmë ka filluar përgatitjet me ekipin, ku luajti edhe nga fillimi në miqësoren e fundit ndaj Bradfordit. 

(Kosova Sot Online )